Kryeministri Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Zejnullahu

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për ndarjen nga jeta të Sabit Zejnullahut.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Sabit, babait të heroit të kombit, Hakif Zejnullahu”, thuhet në fillim të telegramit të ngushëllimit.

Kryeministri Kurti e ka veçuar atdhedashurinë e Sabit Zejnullahut e cila e mishëruar në prindin kombëtar i dha Kosovës një hero të kombit.

“Jeta dhe trashëgimia e tij janë mësim për gjenerata të tëra që vijnë”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit, teksa ka thënë se do kujtojmë përherë kontributin e tij për vendin dhe kombin.​

Të ngjashme