Limaj i del krah Kurtit për dinarin: Boll kemi toleruar, dinari duhet hequr

Prishtinë | 07 Shk 2024 | 23:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur të drejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës për dinarin.

Nuk ka arsye që të shtyhet vendimi për ndalimin e dinarit, shtoi Limaj duke i dalë në mbështetje Qeverisë së Kosovës.

“Vendimi për dinarin për mua është i drejtë dhe duhet mbështetur. Boll kemi toleruar, dinari duhet hequr”, ka thënë Limaj në emisionin ‘Politiko’ në kanal10.

Megjithatë sipas tij, kryeministri Kurti është dashur t’i informojë paraprakisht miqtë ndërkombëtarë për vendimin për tërheqjen e dinarit nga tregu i Kosovës.

Fronti i përbashkët AAK-Nisma” – Limaj: Dëshirë e njerëzve për një opozitë të bashkuar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ideja për krijimin e koalicionit parazgjedhor me AAK-në kishte filluar para dy vitesh.

Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’, Limaj ka thënë se ky kolaicion ka për qëllim që t’iu ofrojë qytetarëve një opozitë sa me të koordinuar dhe të bashkuar.

Limaj ka thënë se pret që koalicioni Nisma-AAK të zgjerohet edhe me shumë.

“Ne jemi të hapur për të gjithë, pasi ne jemi front opozitar dhe kjo nuk nënkupton hapje e derës vetëm për partitë politike, por edhe për shoqërinë civile dhe personalitet që profileve të ndryshme dhe grupeve të interesit që nuk pajohen me gjendjen aktuale në vend, prandaj të gjithë janë të mirëpritur që t’i bashkohen frontit opozitar”, ka thënë Limaj.

Të ngjashme