Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, gjatë fjalimit të mbajtur në Kuvend, ka uruar që çështja e gjuajtjes me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, të jetë problemi më i madh që ka Kosova.
Ai ka kritikuar fjalimet e deputetëve, ngase kjo temë nuk ka pasur materie për tu trajtuar në Kuvend, pasi sipas tij janë shumë tjera me rëndësi që u bëhen padrejtësi qytetarëve e nuk trajtohen.
“Interpelanca që po bëjmë sot është pa materie, duke llogaritur që është ngritur nga një grup shumë serioz, i cili ka përvojë në trajtimin e problematikave të tilla dhe tani është joserioze në qasje”.
“Më tepër e shoh në kontekstin e ndikimit medial se sa me arrit objektivin aty ku pretendohet nga fjalët që u thanë. Parlamenti i Kosovës këtu do të doja të mos ishte një parlament hipokrit, por përnjëmend të shqetësohej për shkelje ligji”.
Limaj, ka pyetur pse në parlament nuk është folur për fabrikimin e mesazheve telefonike rreth tij kur u gjykuar për korrupsion, sa ishte ministër.
“Sikur të ishin ngritë këtu shqetësime të mëdha. Ne jemi duke fol për një veprim që nuk është dashur të ndodh dhe nuk vendosni ju a është kriminal apo jo, kush jemi ne me përfunduar, me konstatuar çka ka ndodhë. Si është e mundur 8 vjet në këtë parlament, asnjë deputet nuk e foli një fjalë se si në këtë vend persekutohen njerëz”.
“Pse nuk u çu në këtë parlament asnjë deputet me thanë si janë sajuar mesazhe. Si është e mundur, një kolegun tuaj deputet, 8 vjet e kanë stigmatize me familje dhe me thënë ‘kadal se po shkelet ligji”.