Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e Kosovës për shënimin e 10 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës.
Kushtetuta, sipas Limajt ngërthen në vete përpjekjet shekullore për shtet e barazi ligjore.
Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës.
Postimi i plotë i Limajt:
Një dekadë më parë Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën!
Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore.
Në këto 10 vite, Kushtetuta disa herë është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve.
Angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës.
Urime Dita e Kushtetutës!