Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është takuar sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun me Serbinë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai tha se Kosova po bën përpjekje që të flasë me një zë në këtë dialog dhe se vendi ynë është gjithmonë për dialog e veçanërisht me Serbinë për t’i mbyllur temat e hapura.
“Në fazën finalë ne presim të diskutojmë për të zhdukurit, dëmshpërblimet e luftës, ndërsa si objektiv kryesor është arritja e marrëveshjes përfundimtare, e cila për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Austria ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe ambasadori ofroi mbështetjen e plotë të Austrisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Austria është shtet mik i Kosovës, i cili i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit”, përfundon statusi i Limajt.