Limaj mban tubim me mërgatën në Zvicër: NISMA në Parlament do të jetë një zë i fortë për diasporën

Prishtinë | 09 Nën 2024 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka mbajtur një tubim me bashkatdhetarët. në Zvicër.

Limaj ka shkruar se në këtë takim me mërgatën, kanë marrë përkrahje për sfidat që e presin vendin dhe se është zotuar që NISMA në Parlament do të jetë një zë i fortë për diasporën.

“Nga Zvicra e bashkatdhetarëve që asnjëherë nuk e ndalën angazhimin për liri e shtet! Turrin e takimeve e vazhduam në Fribourg, ku së bashku me bashkëpunëtorë patëm kënaqësinë të takojmë e të çmallemi me qindra mërgimtarë që jetojnë e veprojnë në Zvicër. Patëm rastin të kujtojmë të kaluarën e përbashkët të aktivitetit ilegal, të diskutojmë për të tashmen e brishtë të Kosovës dhe të planifikojmë veprimet tona të së ardhmes, ku u pajtuam se më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për përfaqësues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Nga bashkatdhetarët tanë morëm mbështetjen e plotë për sfidat që na presin, derisa ne u zotuam se NISMA në Parlament gjithmonë do të jetë zë i fortë për diasporën tonë. Falënderim i veçantë e mirënjohje për secilin që ndanë kohën e tyre të çmuar për të qenë sot me ne!”, ka shkruar Limaj.

Të ngjashme