Limaj: Me dorëheqjen e Haradinajt, vendi shkon në zgjedhje

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Limaj ka mohuar se partia Nisma do të jetë pjesë e një qeverie teknike duke mos shkuar në zgjedhje. Ai tha se me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

Ai ka thënë se të gjitha procedurat duhet të respektohen por megjithatë dorëheqja e kryeministrit nënkupton zgjedhje.

“Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Të gjitha procedurat duhet të respektohen por gjendja faktike është kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje.”, ka thënë Lima në Pressing.

Në pyetjën se a do të futet përsëri Nisma në koalicion me AAK’në, Limaj është përgjigjur se nuk futet në kombinime në këtë moment.

“Nisma është e përgatitur për zgjedhje dhe unë nuk futem në asnjë kombinim pa shku te vota e qytetarit”, ka shtuar Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme