Limaj: Me Nismën përfundon diskriminimi i Malishevës

Malishevë | 04 Qer 2017 | 15:10 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Palestra e sporteve “Habib Zogaj”, në Malishevë ishte mbushur nga simpatizantë të cilët kishin ardhur për ta përkrahur liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Në vendlindjen e tij mes të brohoriturash  e thirrjesh komandant Çeliku u prit nga qytetarët e Malishevës, raporton Ekonomia Online.

Lideri i Nismës Fatmir Limaj me të marrë fjalën e gjithë masa duke u ngritur në këmbë. Limaj me tu drejtuar simpatizantëve të tij ka thënë se Nisma në Malishevë është forca numër një që do jetë përkrahje në projektin tonë. Ai ka thënë se qytetarët e Komunës së Malishevës e kanë kuptuar mirë projektin e Nismës dhe nga këtu i themi po fitores së Nismës në Malishevë. Ai iu ka drejtuar qytetarëve duke u thënë se ju jeni këtu që fëmijëve tuaj në të ardhmen do tu hapet perspektivë.

“Ne këtu nga kjo sallë jemi të gjithë se bashku për tu thënë qytetarëve të Malishevës se fitorja e Malishevës është me projektin e Nismës. Padrejtësi të mëdha që iu kanë bërë këtij rajoni janë të parafundit. E kemi thënë që po vijmë të ju udhëheqim drejt fitoreve të mëdha dhe sot jemi pranë fitores. Para tri apo katër viteve nuk kemi premtuar, sot kemi ardhë t’ju themi se koha e bllokadave dhe diskriminim për Malishevën ka përfunduar, sepse tani edhe Nisma do të jetë në Qeveri. Ne tani po japim mundësi të re Komunës së Malishevës dhe Kosovës. Nga 12 qershori Malisheva do të jetë ndryshe, djemtë dhe vajzat e Malishevës nuk do të diskriminohen dhe të shtypen”, ka thënë Limaj.

E duke folur për bashkëpartiakun e tij Jakup Krasniqin, ai ka thënë se “Krasniqi ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i këtij vendi, i këtij kombi, dhe njeriu më i dashur i Malishevës”.

Limaj ka thënë se nuk kanë ardhur të premtojnë por se kanë  ardhur të thonë e ka ardh koha për punësime.

“Me Nismën në Qeveri sipas tij bujqit e Komunës së Malishevës më askush nuk do t’u diskriminojë, por do të merrni atë që ju takon nga shteti i Kosovës. Djem dhe vajza të Malishevës që jeni shkolluar ju silleni rrugës për shkak të diskriminimit. Ju siguroj se me Nismën më Qeveri djemtë dhe vajzat nuk do të diskriminohen. Nuk do të lejojmë që bizneset e Malishevës të shkatërrohen vetëm pse janë të Malishevës”, tha ai.

Kryetari i Këshillit të Nismës Jakup Krasniqi ka thënë se fjalët janë të varfra për ta thënë gatishmërinë e njerëzve që janë në sallë, “gatishmërinë e juaj që i keni dhënë Malishevës dhe tani gatishmërinë që do t’ia jepni Kosovës”.

“Republika e Kosovës ka nevojë për një ndryshim të madh që do të ndodhë pas 11 qershorit. Shpesh herë na përmendin gatishmërinë për të shpalosur politikën çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës por ne sot nuk kemi ardhë këtu që të na mbështetni për të kaluarën, që të kërkojmë mbështetje për atë që mund ta bëjmë sot e nesër, kemi ardhur për të ardhmen e këtij shteti. Këtij vendi i duhen njerëz që e duan të sotmen dhe përgatiten për punë të përbashkët”, ka thënë ai.

Sipas tij Kosovës i duhet shteti i së drejtës por nuk ka shtet të së drejtës aty ku manipulohet vullneti i qytetarëve sepse me këtë vullnet mund ta ndërtojmë shtetin e së drejtës, shtetin e ligjit.

Kryetari i Degës së Nismës në Malishevë Ragip Begaj duke iu drejtuar të pranishmëve ka thënë se do të jenë gjithmonë pranë tyre.

Kandidati për deputet Milaim Zeka iu ka drejtuar masës duke u thënë se të gjithë  ata që janë dalë  gjithmonë pas Jakup Krasniqit “janë dal gjithmonë fitimtarë”.

“Ju garantoj në emër të Xhevë Lladrovcit se këta kandidatë sa kanë vota në Malishevë do të kenë vota edhe në Drenicë, sepse Malisheva është Drenicë, e Drenica Malishevë”, tha ai.

 

Të ngjashme