Limaj: Ne e bëmë FSK-në ushtri, e tash do ta çojmë në NATO

Prishtinë | 12 Jan 2025 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Në hapjen e fushatës zgjedhore AAK – Nisma, Fatmir Limaj e nisi fjalimin me veprat që ia atribuon meritë të qeverisjeve të mëhershme ku ka qenë pjesë – ku më së larti mbajti ligji për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë”, tha ai.

“Haradinaj, ne e shumë rreth tij, kudo që jemi futur i kemi sjellë fitore Kosovës, vepra, e jemi bashkuar për t’i vazhduar veprat për Kosovën. Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë. Ne bëmë autostradën Arben Xhaferi”, tha Limaj.

Të ngjashme