Qytetarët e Prizrenit e kanë një mundësi të jashtëzakonshme që më 22 tetor me ia dhënë një mundësi ndryshimit dhe ky ndryshim është vota për kandidatin e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.
Kështu ka thënë lideri i Nismës, Fatmir Limja, në një takim, të mbajtur mbrëmë më banorët e Zhurit. Ai ka theksuar se Nisma nuk do votë me premtime mashtruese, as votë e cila sjellë përçarje mes shqiptarëve. “Ne duam votë për projekte”.
“Patriotizëm sot është me i ndihmu njerëzit, me hap vende të reja pune, jo deklarata boshe”, ka theksuar Limaj.
Sipas tij, Nisma me projektin socialdemokrat është zëri i njerëzve të varfër. “Jemi zëri i punëtorit e bujkut, i djemve dhe vajzave të reja, të cilët e kanë një ëndërr. Dhe Nisma do të jetë zëri i tyre”.
Prandaj, ai ka ftuar qytetarët e Zhurit dhe të Prizrenit që këtë të diel t’i thonë “Po” ofertës së tyre.
“Vota për Zafir Berishën është votë me adresë. Qytetarëve të Prizrenit iu duhet një kryetar, i cili është i gatshëm 24 orë të dëgjojë hallet dhe shqetësimet e tyre”, u shpreh Limaj.
“Prizrenit i duhet një kryetar i dëshmuar si Zafir Berisha. Prandaj votojeni Nismën dhe numrin 31”, ka theksuar Limaj.