Limaj: Një barnatore e ka ndihmuar Malishevën me masa mbrojtëse më shumë se qeveria

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit, Endrit Shala, kanë vizituar komunën e Malishevës, ku janë pritur nga udhëheqja komunale dhe drejtori i Qendres se Mjekesisë familjare në Malishevë.

Limaj i ka shprehur mirënjohje kryetarit të komunës dhe stafit shëndetësor për angazhimin dhe masat që kanë marrë për të tejkaluar krizën e përhapur me COVID-19.

Lideri i Nismës ka apeluar qytetarët që të respektojnë të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sepse në këtë situatë, ai thotë se të gjithë duhet të kryejnë rolin dhe detyrat e veta.

Nga aty, Limaj ka shprehur shqetësimin për furnizimin me mjete elementare që ka bërë ministria e Shëndëstisë për komunën e Malisheveës.

“Kërkoj urgjent nga ministria e Shëndetësisë të merr masa dhe të bëj furnizime të plota për qendrën shëndetësore dhe për komunën e Malishevës. Duhet furnizim masiv dhe serioz dhe në shërbim të plotë të parandalimit të përhapjes së virusit. Është shumë e habitshme që një barnatore ka ndihmuar komunën më shumë se qeveria e Kosovës, është për çudi që ende ministri i Shëndetësisë ende nuk e ka kontaktuar komunën e Malishevës”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Malishevë.

Ai ka kërkuar që të rriten testimet me qëllim që të lokalizohen sa më shpejt rastet me virus.

“Ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin dhe të bëjmë përpjekjet tona për të ndihmuar komunat e Kosovës”., ka shtuar Limaj.

Edhe kryetari Ragip Begaj dhe drejtori Nuhi Morina kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me institucionet qendrore të cilat i kanë neglizhuar këtë komunë me furnizim të masave elementare.

Komuna e Malishevës është më e prekura në Kosovë nga COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme