Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas përfundimit të seancës ku u zgjodh kryeministër Avdullah Hoti, tha se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë që të ulë gjakrat dhe mbledhë njerëzit në të mirë të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Limaj tha se do të jen në pushtet aq kohë sa do të punojnë për të mirën e vendit.
“Ne do të jemi këtu që ta japim kontributin tonë në Qeveri dhe në Parlament”.
“Plani i brendshëm, riparimi i raporteve me partnerët ndërkombëtarë, ruajtja e integritetin tonë territorial do të jenë disa nga vendimet që duhet të ndërmarrë kjo qeveri”, tha Limaj.
“Nisma ka votuar pro dhe gjithë deputetet e saj së bashku me deputetët e AKR-së kanë votuar pro kësaj qeverie. Kësaj qeverie do t’i japim për aq sa do të punojë për të mirën e vendit”, tha Limaj.