Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, Pavarësinë e Kosovës e ka cilësuar si kurorëzim të përpjekjeve nga gjenerata të tëra për popullin e Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Limaj ka thënë se 11-vjetori i Pavarësisë, është ëndërr e shumë gjeneratave.
Ai tutje ka thënë se Kosova, do të jetë përherë mirënjohëse ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar në ditët më të vështira.
“Kosova tanimë po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë. 11-vjetori i Pavarësisë e gjen vendin me Ushtri”.
“Në këto 11 vite kemi arritur suksese të mëdha, por jemi përballur edhe me shumë sfida të cilat i kemi kaluar bashkërisht me miqtë tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Kosova do t’u jetë përherë falënderuese shteteve tona mike të cilat na ndihmuan në rrugëtimin drejt pavarësisë”.