Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Albin Kurti do të jetë dialogues i dobët kundrejt Serbisë.
Ai fillimisht ka thënë gjuha që e përdorë ai është e mirë vetëm për brenda Kosovës, por nuk është një gjuhë që mund të ndikojë në politikat e Brukselit pasi ata nuk e kuptojnë.
“Kryeministri i ri të flas me gjuhën që e kupton Evropa”, ka thënë ai.
Tutje Limaj ka thënë se të gjithë personat që ishin më parë pjesë e ekipeve negociatore ishin më të mira se Kurti pasi ky nuk ka eksperiencë.
“Do ta shihni se ai do të jetë dialoguesi më i dobët që ka pasur Kosova”, ka thënë ai.
Limaj ka kritikuar edhe qëndrimin e Kurtit se dialogu do të jetë prioriteti i gjashtë apo shtatë i tij në qeverisje.
“Kështu veç e ndihmon Vuçiqin. Por do ta shihni. Dialogu do të jetë domosdo i pari”, tha Limaj.
“Mirëpo Kurti nuk do të sjellë asgjë prej këtyre bisedimeve. Do të ketë negociata. Ai nuk ka përvojë. Fjalor pa përvojë e diletantesk. Negociatat janë art” , tha Limaj duke kritikuar fituesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.