Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies se Sali Çekajt. Limaj ka thënë se ai ishe atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
Zëvendëskryeministri ka shkruar në “Facebook”, se vepra kolosale e Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij.
Postimi i plotë i Limajt:
Në 20-vjetorin e rënies heroike kujtojmë dhe nderojmë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit dhe një nga heronjtë e betejës së Koshares, Sali Çekaj.
Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Vepra kolosale e Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij.
Ndonëse po bëhen 20 vjet nga rënia e gjeneral Çekajt, kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Kombit! FL