Limaj, për vendimin e Kushtetueses: Qeveria së paku të kërkojë falje për joprofesionalizëm

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve.

Limaj ka thënë se Qeveria, përmes atij vendimi, shpërfaqi synimet që kishte për të grabitur kompetenca të cilat nuk i takojnë deri në kufizimin e të drejtave civile të qytetarëve.

“Siç kam thënë edhe më herët, në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marrë apo të shpallë masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim. Qeveria përmes ati vendimi shpërfaqi synimet që kishte për të grabitur kompetenca që nuk i takojnë, deri në kufizimin e të drejtave civile të qytetarëve”, tha Limaj në një reagim të postuar në Facebook.

Ai kërkoi nga të gjithë ata “që kanë kontribuar në hartimin e këtij vendimi antikushtetues duhet së paku të kërkojnë falje për joprofesionalizëm”.

Të ngjashme