Zëvendës-kryeministri Fatmir Limaj ka përkujtuar Rifat Berishën në 70 vjetorin e rënies.
Në 70-vjetorin e rënies heroike kujtojmë jetën dhe veprën e një veprimtari të madh, një lufëtari të lirisë, siç ishte Rifat Berisha.
Rifat Berisha ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë, bashkë me Islam, Mustafë e Brahim Berishën pas luftimeve të ashpra me ushtrinë dhe policinë serbe.
Rifati asnjëherë nuk u pajtua dhe kundërshtoi me të gjitha format veprimet e sistemit të atëhershëm. Ne do t’i jemi përherë mirënjohës veprimtarëve të asaj kohe të cilët mbajtën gjallë dhe frymëzuan breza të tërë për lirinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të Kombit!
FL” ka shkruar Limaj në Facebook