Limaj përkujton Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 37 vjetorin e vrasjes, njofton Klan Kosova.

Limaj tha se ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët

Më poshtë shkrimi i plotë:

“Në 37- vjetorin e rënies përkujtojmë veprimtarët e hershëm të lëvizjes tonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës.

Ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët.

Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme