Limaj: Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë sot kanë bërë homazhe në Prekaz, me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari.

Limaj tha se Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë.

“Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë dhe do të jetë në obligimin tonë gjithnjë për të qenë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë”.

“Kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Flijimi për liri i familjes Jashari është shembulli më unik, i cili na kujton që, ajo që sot e gëzojmë është rezultat i sakrificës së kësaj familjeje. Duke nderuar Epopenë dhe familjen Jashari, nderojmë gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit tonë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!”, ka thënë Limaj.

Të ngjashme