Pas afër dy orësh diskutime, ka përfunduar mbledhja e Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë.
Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj ka treguar për temat të cilat janë diskutuar sot në mbledhjen e këtij delegacionit.
“Sot ka qenë takimi i dytë temë ishte njoftimi për takimet me krerët dhe një raport i shkurtër për përgatitjen e draft platformës dhe vizitat në të ardhshme që do kemi”, tha Limaj, raporton Ekonomia Online.
Zëvendëskryeministri Limaj pohoi sa është biseduar që të takohen me grupe të ndryshme të interesit qe do i ftojnë të jenë pjesë e komisioneve përkatëse.
“Presim që në 10 ditëshin e parë delegacioni të ketë vizitë me ftesë të BE-së në Bruksel dhe ne do të shkojmë të përgatitur për temat që do bisedojmë me Serbinë dhe ngadalë delegacioni po merr rrugën drejt mandatit. Ligji dhe rezoluta e ka të qarte detyrat e secilit prej nesh”, pohoi Limaj.
Sipas tij, ajo që ata po bëjmë është koordinim i angazhimeve tona institucionale, ku tha se po shkojnë në drejtim të fuqizimit për të negociuar për një marrëveshje me Serbinë
“Deri tani jemi në trajtim te temave si të zhdukurit, ekonomia, prona që ende janë në trajtim e sipër. 10-12 tema që jemi duke trajtuar po presim disa të i hapim dhe në fund do të keni një vendim se me cilat vendime do merremi”, tha Limaj.
Ai ka folur edhe për takimin me presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Sipas Limajt, me presidentin janë takuar për të mësuar se ku është Kosova, sa i përket dialogut me Serbinë.
“Me presidentin jemi takuar për çështjen se ku jemi me dialogun, presidenti ofroi mbështetjen dhe përmendem tema që do të i planifikojmë të bisedojmë në takimin e ardhshëm ka mbet që presidenti me na njoftuar me gjitha temat që ka diskutuar dhe ne do marrim gjithë dokumentacionet dhe ngadalë të i trajtojmë dhe analizojmë dhe të vazhdojmë punën tonë”, u shpreh Limaj.
Limaj tha se qeveria do të mbështes ekipin negociator sa herë që do të jetë e nevojshme.