Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se pret që Kuvendi i Kosovës t’i japë dritë jeshile transformimit të FSK-së në Ushtri.
Sot qeveria procedoi në Kuvend tri projektligje që mundësojnë këtë transformim.
“Miratimi i këtij projektligji tregon se FSK është e gatshme për t’u shndërruar në Ushtri dhe për të kontribuuar për sigurinë në vend, rajon dhe më gjerë në partneritet të plotë me vendet mike”, ka shkruar ai në Facebook.