Limaj shkon për ngushëllime në familjen Thaçi: Haxhia plak i urtë që kaloi nëpër sfida të rënda

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka bërë të ditur se ai me bashkëpunëtorët e tij kanë qenë sot për ngushëllime në familjen e ish presidentit Hashim Thaçit, me rastin e vdekjes së prindit të këtij të fundit, Haxhi Thaçi.

I pari i NISMA-s ka shkruar se, Haxhi Thaçi ka qenë një plak i urtë dhe që si shumë baballarë të tjerë, ka kaluar nëpër sfida të rënda.

Postimi:

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, ishim për ngushëllime në familjen Thaçi me rastin e vdekjes së prindit të tyre z.Haxhi Thaçi.

Baci Haxhi ishte një plak i urtë, një njeri që, si shumë baballarë të bashkëluftëtarëve, kaloi nëpër sfida të rënda. Ai e mbajti qëndresën deri në fund të jetës, duke u përballur jo vetëm me vështirësitë e moshës, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, për fat të keq, ndodhet padrejtësisht në Hagë.

Ngushëllime miku im Hashim, familja Thaçi, miqtë dhe të gjithë të afërmit. Jemi me ju në këto momente të vështira. 

Të ngjashme