Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka votuar në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.
Pas votimit, Limaj para medieve ka thënë se duhet të kujtohet e kaluara për të ecur krenar në të ardhmen.
“Është një moment i rëndësishëm i demokracisë dhe shpresoj që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet, siguri dhe një qeverisje stabile, dhe nëse vazhdojmë të kujtojmë të kaluarën mund të ecim krenar në të ardhmen” ka thënë Limaj.