Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin për kufizimin e lëvizjes, atëhere nga kjo situatë vendin nga kjo situatë mund ta nxjerrë vetëm Gjykata Kushtetuese. Kreu i Nismës ka thënë se kjo çështje duhet urgjentisht të adresohet për të mos lejuar eskalimin e situatës, për të cilin ai thotë se po duket që ka të interesuar.
Ai ka ftuar të gjithë që t’ia lënë Gjykatës Kushtetuese të jep mendimin rreth këtij vendimi të kontestuar të qeverisë. Duke shtuar se kjo është e vetmja rrugë.
Postimi i Limajt:
Nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin që mori për kufizimin e lëvizjës, nga kjo situatë e paparë deri më tani, vendin mund ta nxjerr vetëm Gjykata Kushtetuese.
Kjo çështje duhet urgjentisht të adresohet për të mos lejuar eskalimin e situatës, që siç po duket ka të interesuar. Ftoj të gjithë që t’ia lënë Gjykatës Kushtetuese të jep mendimin rreth këtij vendimi të kontestuar të qeverisë. Kjo është e vetmja rrugë!