Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur për raportet e tij me Presidentin Hashim Thaçi dhe për bojkotimin e mbledhjes së Qeverisë kur aty ka shkuar të raportojë i pari i vendit.
Limaj, në një intervistë për Frontal të Televizionit 7, ka sqaruar për herë të parë se pse nuk i shkoi Haradinajt në mbledhjen e Qeverisë kur aty raporti Thaçi.
Derisa shefi i Qeverisë ka thënë se Limaj këtë veprim e ka bërë për të marrë poena politikë, kreu i Nismës thotë se atje nuk ka shkuar pasi i është dukur e pavend që Presidenti t’i raportojë Qeverisë.