Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilat i konsideron se janë ngarkesë për buxhetin.
“Si kandidat për kryeministër dhe si Nismë Socialdemokrate vlerësojmë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre.Ne vlerësojmë se duhet bërë një fuzionim të këtyre agjencive të cilat janë barrë për buxhetin e vendit”.
“Vizioni im si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit. Po ashtu Kosova ka një numër të panevojshëm të bordeve në ndërmarrjet publike”, ka shkruar Limaj në Facebook.