Limaj uron Joe Biden: Ishte krah nesh në kohë të vështira

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka uruar Joe Biden për zgjedhjen president në krye te Shteteve të Bashkara të Amerikës.

Ai ka thënë se presidenti i ri ka qenë krah nesh në kohët më të vështira.

“Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.

Postimi i plotë:

Urime për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.

Ai ka qenë krah nesh në kohët më të vështira.

Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme