Limaku vendos gurthemelin e terminalit të aeroportit 4.3 miliardësh në Kuvajt

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 11:03 | Nga

Në një ceremoni të mbajtur në një nga vendet e Gjirit Persian, kompania Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për 6 vjet, ka vënë gurthemelin e terminalit të aeroportit për projektin $4.3 miliardësh. Ky është projekti më i madh i fituar nga kontraktorët turk jashtë vendit.

Zgjerimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit do ta trefishoj kapacitetin e tij në 25 milion udhëtarë në vit dhe kjo është kontrata më e madhe për një kompani turke në këtë vend.

Terminali i ri ishte caktuar fillimisht që të përfundohet brenda gjashtë viteve, mirëpo kryesuesi i bordit të  Limak, Nihat Ozdemir deklaroi qëky projekt mund të përfundohet brenda 4 viteve.

Ndërkaq, kryesuesi i aviacionit në Limak Group, Haldun Firat Kokturk i cili është anëtar bordi dhe drejtor gjeneral në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës deklaroi “Momentalisht jemi në bisedime me autoritetet relevante në Kuvajt për të zgjeruar interesin tonë edhe në operimin e aeroportit të Kuvajtit në të ardhmen.

Më tej, ai tha se Limak Group vazhdon të jetë i përkushtuar në projektet korporative të përgjegjshme ndaj shoqërisë dhe është i interesuar që të vazhdojë në Kuvajt me projekte të ngjashme me Institutin Limak për Shërbime Aeroportuale dhe projekte të tjera në fushën e edukimit, artit dhe kulturës duke pasur për qëllim që të investoj sa më shumë që është e mundur në rininë e këtij vendi.

Projekti është pjesë planit $8.2 miliard dollarësh të zhvillimit strategjik për aeroportin e Kuvajtit, që përfshin pistën e re, kullën e kontrollit dhe një terminal më të vogël të udhëtarëve tha kryesuesi i Aviacionit Civil në Kuvajt, Sheikh Salman Humoud Al-Sabah.

Projekti pritet të përfundoj në vitin 2020.

Kompanitë turke janë përfshirë në projekte në vlerë totale prej $6.5 miliard dollarë (5.9 miliard euro) në Kuvajt.

Negociatat për tregti të lirë ndërmjet Ankaras dhe gjashtë vendeve të Gjirit Persik, Bahraini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë në proces.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme