Limi ka folur pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar këtë përvojë si të paharrueshme.
Ai theksoi se ka përjetuar të dyja anët e lojës, duke u ndier i vlerësuar dhe i respektuar nga banorët.
Limi u shpreh se sheh veten si një person energjik dhe e krahasoi veten me personazhin Stitch, duke theksuar se gjithmonë zgjedh veten, por ndonjëherë duhet të “zmbrapset”.
Ai gjithashtu shtoi se do të mbështesë të gjithë banorët dhe është i hapur për të ardhmen me Albën.