Lind foshnja e parë për vitin 2023 në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Prishtinë | 01 Jan 2023 | 00:50 | Nga Ekonomia Online

Një nënë 25-vjeçare nga Drenasi ka sjellë në jetë foshnjën e parë për vitin 2023, një minutë pas ndërrimit të motmoteve, në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Nëna 25 vjeçe me iniciale E.R. nga Drenasi ka lindur foshnjën e saj femër me peshë 3250 gram dhe gjatësi 52cm, raporton Gazeta Shneta.

Lindja është kryer spontanisht në ora 00:01 nga ekipi kujdestar.

Sipas mjekëve, foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK për çdo vit lindin afërsisht rreth 10 mijë foshnje.

Të ngjashme