Jo vetëm Kolumbia, por edhe Ekuadori, është një tjetër destinacion nga ku grupet kriminale shqiptare blejnë kokainën. Report TV ekskluzivisht ka mundur të sigurojë informacione nga të cilat mësohet se policia e Ekuadorit ka sekuestruar 4 ngarkesa më kokainë, të cilat kishin si destinacionin final portin e Durrësit.
Dy operacione janë zhvilluar gjatë vitit 2014, një në 2015 dhe një tjetër në 2016. Për të katra këto operacione është njoftuar policia shqiptare, por nuk janë identifikuar porositësit dhe pritësit e kokainës.
Në këto katër operacione policia e Ekuadorit ka sekuestruar në total 317 kg kokainë të pastër me destinacion Shqipërinë.
Kapja ditë më parë e sasisë rekord prej 613 kg në magazinën e kompanisë Arbri Garden është vetëm maja e Aisbergut e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.