Kompania ajrore gjermane e pavarur ‘Germania’ do të fillojë një linjë të re ajrore nga Prishtina në aeroportin e Parisit, Charles de Gaulle. Nga fundi i marsit 2018, aeroplani i kompanisë ajrore me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë do të lidhë dy kryeqytetet dy herë në javë. Do të ketë bashkëpunim të ngushtë për shitjen e biletave të kësaj linje ajrore me Air Prishtina, partner afatgjatë i ‘Germania’ për fluturimet në Kosovë.
“Ne presim me padurim të ofrojmë një linjë të re ajrore me Prishtinën dhe partnerin tonë Germania”, thotë Leyla Ibrahimi, Kryeshefe Ekzekutive e Air Prishtina. “Ka shumë bashkëqytetarë nga Kosova dhe rrethina që jetojnë në rajonin e Parisit. Fluturimet e vazhdueshme të ‘Germania’ ofrojnë një mundësi të rehatshme dhe të shpejtë për të vizituar familjen dhe miqtë në shtëpi.”
Nërsa Claus Altenburg, Drejtor i Shitjes në Gjermani, shtoi: “Hulumtimi ynë i tregut gjithashtu premton kërkesa të larta. Jo vetëm që ia vlen të vizitohet Prishtina nga klientët që udhëtojnë në shtëpi, por edhe për udhëtarët që kërkojnë destinacione jashtë atyre tashmë të përjetuar. Me biletat tona me çmime të volitshme, nivelet e larta të besueshmërisë si dhe cilësinë dhe ekuipazhet miqësore dhe të aftë të kabinës, ne kemi siguruar tashmë një pozitë të fortë në rajonin e synuar ku ne duam të zgjerohemi më tej me linjën tonë të re për në Prishtinë.”
Në bordin e aeroplanit, ‘Germania’ ofron shërbim të plotë: kabinat kanë ulëse të rehatshme dhe ndriçim të ri të ambientit për të ofruar një përvojë të këndshme fluturimi. Artikuj të lehtë ushqimor, pije joalkoolike, dhe revista janë gjithmonë të përfshira në çmimin e biletave. Të gjithë pasagjerët përfitojnë nga një kompensim bagazhi prej 20 kg dhe 6 kg bagazhi të kabinës.
Biletat nga Prishtina në Paris janë në dispozicion prej vetëm 79 Euro në një drejtim dhe mund të rezervohen përmes internetit në flygermania.com, duke telefonuar +49 30 610 818 000 (norma standarde nga linjat fikse telefonike Gjermane, tarifat e telefonisë celulare mund të ndryshojnë), me Air Prishtina në www.airprishtina.com ose nëpërmjet ndonjë agjenti udhëtimi. Të gjitha çmimet e cituara përfshijnë tatimin dhe tarifat, si dhe tarifën e nevojshme ligjore për udhëtimin ajror.
Linja | Dita e fluturimit | Koha e fluturimit | Çmimi (një drejtim) |
Prishtinë – Paris | E mërkurë, e shtunë | 2:45 h | prej 79 euro |