Me dhjetë ndeshjet e zhvilluar gjatë ditës së djeshme, është përmbyllur sezoni 2019/20 në La Liga dhe tashmë të gjitha pozitat në tabelë janë konfirmuar, transmeton Gazeta Metro.
Real Madridi arriti që të shpallet kampion, pas tre viteve në kampionatin spanjoll, duke e fituar titullin e 34’të në histori të klubit.
Lionel Messi e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë, me 25 gola, dhe si asistuesi më i mirë, me 21 asistime.
Megjithatë, votuesit në gazetën e njohur spanjolle ‘Marca‘, e kanë votuar sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman, si lojtarin më të mirë të sezonit.
Pas sulmuesit francez, i dyti u rendit sulmuesi argjentinas, Lionel Messi.