Lipjani vendos 21 kamera të sigurisë në rrugët kryesore

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 10:24 | Nga

Komuna e Lipjanit nga buxheti vetjak, në vlerë prej rreth 35 mijë eurosh, ka nisur instalimin e kamerave të sigurisë brenda qytetit.

Në rrugët më të frekuentuara, si qendra e qytetit, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” dhe në rrugët e tjera afërt sheshit “Adem Jashari”, në fazën e parë të këtij projekti do të instalohen gjithsej 21 kamera vëzhguese, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky projekt është hartuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Stacioni në Lipjan. Ky projekt ka rrjedhë derisa në këtë qytet gjatë periudhës së fundit kohore është përhapur në masë mjaft të madhe vandalizmi, duke dëmtuar ulëset, ndriçimin publik, shportat për mbeturina etj., andaj Komuna është orientuar edhe në sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe të hapësirave publike.

Ilir Tasholli, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Lipjanit, ka thënë se vendosja e kamerave të sigurisë parandalon vjedhjet dhe dëmtimet e pasurisë publike brenda qytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme