Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se gjatë gjysmës së muajit tetor do të organizojë një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit. Bëhet e ditur se në këtë organizim janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera. “Në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga […]
“Liria ka Emër” organizon marsh me motorë nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se gjatë gjysmës së muajit tetor do të organizojë një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit.
Bëhet e ditur se në këtë organizim janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera.
“Në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Europës, të cilët do t’i bashkohen marshimit për të dërguar një mesazh të fuqishëm: kërkesa për drejtësi është e gjallë dhe do të trokasë në dyert e institucioneve evropiane”.
“Ky marshim është një shenjë simbolike e unitetit, solidaritetit dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin”, thuhet në njoftimin e kësaj platforme, transmeton Klankosova.tv.
Poashtu theksohet se detaje të mëtejshme mbi itinerarin dhe organizimin e këtij marshi do të bëhen publike me kohë.











