Ekonomia Online
FUNDIT

“Liria ka Emër”, përfundon protesta masive në Hagë

“Liria ka Emër”, përfundon protesta masive në Hagë

Ka përfunduar protesta masive në Hagë kundër padrejtësive në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale, ku morën pjesë shqiptarë nga e gjithë bota, raporton Ekonomia Online. Protesta u mbajt në një atmosferë paqësore, me thirrje të fuqishme për ndalimin e padrejtësive ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të tjerë që po gjykohen atje. […]

Ka përfunduar protesta masive në Hagë kundër padrejtësive në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale, ku morën pjesë shqiptarë nga e gjithë bota, raporton Ekonomia Online.

Protesta u mbajt në një atmosferë paqësore, me thirrje të fuqishme për ndalimin e padrejtësive ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të tjerë që po gjykohen atje.

Në kulmin e protestës, para turmës performoi edhe këngëtari atdhetar Arif Vladi, i cili emocionoi pjesëmarrësit me këngë për lirinë dhe sakrificën e shqiptarëve.

Kjo protestë dëshmoi solidaritetin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve dhe vendosmërinë për të kërkuar drejtësi dhe respekt për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme