Liridon Latifi ka marrë ftesën nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi për ndeshjet e tetorit.
Shqipëria takohet me Lihtenshtajnin dhe Spanjën.
Lojtari nga Kosova që aktivizohet me Skënderbeun për herë të parë u ftua nga Kombëtarja A. Lajmi u konfirmua për Supersport nga trajneri i Skënderbeut, Agostinelli.
Nëse Latifi luan në ndonjërën nga këto dy ndeshje, ai nuk mund të zgjedhë më Kosovën.