Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka folur në lidhje me vendimin e Qeverisë, i cili i liron nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër, profesionistët shëndetësorë të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve shëndetësore angazhohen përkohësisht në këto institucione, raporton Ekonomia Online.
Ai ka dhënë se leje qëndrimi ka afat pesë vjeçar.
“Ky udhëzim lehtëson procedurat dhe i kanë larguar profesionistë tanë që të kërkojnë licencë këtu. Këto trajnime do të jenë të planifikuara dhe do të ketë regjistër të veçantë. Bashkudhëtareve tanë kohëzgjatja do të jetë 5 vjeçare. Në çdo institucion shëndetësor do të jetë në një listë shumë e shkurtër. Janë paraparë lehtësime profesionistëve shëndetësor për qëllime humanitare për 30 ditë”, u shpreh Latifi.
Latifi foli edhe për numrin e mjekëve që punojnë nëpër spitalet private dhe në ato regjionale.
Tha se për momentin në QKUK ka më shumë kirurg sesa në spitalet rajonale.
“Ne kemi një pabarazi të mjekëve prej Prishtinës në krahasim me vendet tjera. Kemi shumë kirurg në Prishtinë e jo në spitale tjera. Ne nuk kemi të dhëna sepse shumica e mjekëve janë kthyer në spitale private. Nuk e di sa mjekë vijnë nga lugina e Preshevës dhe vende tjera. Ne jemi të interesuar të gjithë të kthehen në sistemin publik por ata është në rregull të vijnë edhe në atë privat”, tha tutje Latifi, teksa shtoi se prioritet e kanë edhe zhvillimin për përgatitjen e listës esenciale.
“Buxhetin për listën esenciale do të rritet edhe tash është rritur. Asnjëherë në historinë tonë qeveria nuk ka dhënë më shumë mjete se tani”, tha Latifi.
Ndërsa zëvendësministrja e MPJD, Liza Gashi, tha se ky vendim është pjesë e planit të Qeverisë që truri i jashtëm mjekësor të sillet në Kosovë.