Ekonomia Online
FUNDIT

Lirohen nga burgu Nexhat e Fadil Demaku

Lirohen nga burgu Nexhat e Fadil Demaku

Ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dhe vëllai i tij, ish- deputeti Fadil Demaku, janë liruar sot nga burgu pasi e kanë vuajtur dënimin prej më shumë se 2 vjet. Lajmin e ka bërë të ditur, vëllai i tyre, Jahir Demaku, përmes një statusi në Facebook. “Sot përfundoj edhe një padrejtësi për vllëzërit e mi, shpresoj […]

Ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dhe vëllai i tij, ish- deputeti Fadil Demaku, janë liruar sot nga burgu pasi e kanë vuajtur dënimin prej më shumë se 2 vjet.

Lajmin e ka bërë të ditur, vëllai i tyre, Jahir Demaku, përmes një statusi në Facebook.

“Sot përfundoj edhe një padrejtësi për vllëzërit e mi, shpresoj që shpejtë të përfundoj edhe për vllëzërit Demaj”, ka shkruar ai.

Nexhat e Fadil Demaku janë dënuar në rastin “Drenica 2”, të akuzuar për vepra penale të krimeve të luftës.

Gjykata Supreme e Kosovës ua pati vërtetuar dënimet grupit “Drenica 2” në gusht të vitit 2017.

Të ngjashme