Lirohen të dyshuarit që kërcënuan drejtorin e KEK-ut

| 10 Dhj 2018 | 14:47 | Nga

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka liruar dy personat e arrestuar lidhur me kërcënimin që i bënë ditë më parë, drejtorit të KEK-ut Njazi Thaçit.

Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ndërsa tha se në bazë të rregulloreve hetimet do të vazhdojë edhe në procedura të mëtejme të procedurave ligjore.

Tutje Beka ka thënë se Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pasi që në veprimet e të dyshuarve nuk janë vërejtur elemente të kanosjes serioze.

Ai tha se edhe vetë i dëmtuari Njazi Thaçi gjatë marrjes në pyetje nga Prokurorja Merita Shala kishte deklaruar se nuk ishte ndjerë i kërcënuar por ishte frikësuar për familjarët e vetë pasi që rasti kishte ndodhur afër shtëpisë së tij.

Njazi Thaçi ishte kërcënuar afër banesës së tij në Prishtinë mbrëmjen e të premtes së kaluar. Kërcënimi kishte të bënte për punësim në një konkurs të shpallur së fundmi nga KEK.

Një ditë më vonë, policia identifikoi dhe arrestoi dy të dyshuar për këtë kërcënim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme