Lirohen tifozët çek që u arrestuan të premten

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Tetë tifozët çek që u arrestuan të premten janë liruar nga Policia e Kosovës pas konsultimit me prokurorinë.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se atyre janë konfiskuar disa pajisje dhe në konsultim  me prokurorinë ata janë liruar dje. Të njëjtit janë gjobitur sipas ligjit për të huajt.

“Lidhur me shtatë (7) shtetasit nga Republika e Çekisë dhe njërit (1)  me nënshtetësi nga Serbia, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime sipas procedurave ligjore, u janë konfiskuar disa pajisje dhe në konsultim me prokurorinë janë liruar dje, të njëjtit janë trajtuar edhe sipas ligjit për të huajt, ku të njëjtëve iu janë shqiptuar edhe gjobat bazuar në këtë ligj. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë profesionale, dhe në bashkëpunim me agjencitë tjera të sigurisë të garantoj rendin kushtetues dhe sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës”,  tha Hoxha.

Të ngjashme