Çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore bujqësore ranë në Qershor për herë të parë gjatë këtij viti. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë, FAO, tregon se Indeksi i Çmimeve të Ushqimit arriti në 173.7 pikë në Qershor, duke rënë 1.3% nga niveli i tij në Maj.
Ndikimin kryesor, sipas FAO-s e dha rritja e prodhimit për shkak të tensioneve të tregtisë.
Ulja më e madhe u përket çmimeve të referencës për grurë, misër dhe vajra bimore përfshirë ato të bëra nga soja.
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO është një masë e ndryshimit mujor në çmimet ndërkombëtare të një shporte të mallrave ushqimore.
Treguesi çmimeve të drithërave në FAO ra në 3.7% në muaj. Pavarësisht nga pikëpamja e përgjithshme e përkeqësimit të prodhimit për drithërat kryesore, ka pasur “rënie relativisht të thellë” në çmimet ndërkombëtare të misrit dhe grurit, duke reflektuar tensionet e larta të tregtisë. Çmimet e orizit u rritën.
Për vajin treguesi i çmimit ra në 3% nga Maji për të arritur një nivel të ulët prej më shumë se dy vitesh. Ranë gjithashtu çmimet e vajit të palmës, sojës dhe vajit të lulediellit.
Ngritja e tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj tregtarë, veçanërisht Kinës, ndikoi në çmimet e eksportit të produkteve me origjinë nga SHBA, të udhëhequr nga soja, ndërkohë që ulja e dollarit ushtronte presion në rënien e mëtejshme.
Indeksi i çmimeve të qumështit të FAO-s ka rënë 0.9% si çmimi në nivele më të ulët për nënproduktet e qumështit – duke reflektuar disponueshmërinë më të madhe të eksporteve në Bashkimin Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – duke neutralizuar rritjen në çmimet e qumështit apo qumështit të skremuar.
Indeksi i çmimeve të mishit të FAO-s shënoi 0.3% ulje nga Maji, i udhëhequr nga një rritje në vlerat e mishit të deles dhe të derrit.
Çmimi i sheqerit u rrit 1.2%, pasi shënoi rënie të vazhdueshme nga Janari. Ndikim dha moti i thatë në Brazil, vendi më i madh në botë i prodhimit dhe eksportit të sheqerit.