Autoritetet serbe kanë liruar nga burgu kosovarin, Hilmi Kelmendi.
Ai është arrestuar gjatë javës së kaluar në Serbi.
Lajmin për lirimin e Kelmendit e ka konfirmuar Bashmir Xhemaj, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Xhemaj ka bërë të ditur se ai tashmë është duke i përfunduar proceduarat rutinore dhe ai pritet të kthehet në Kosovë sonte gjatë orëve të mbrëmjes.