Lirohet nga burgu Ballist Morina

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Lirohet nga burgu “supertifozi” i kombëtares Kuq e Zi, Ballist Morina. Tifozi u arrestua nga policia paraditen e 25 majit në qytetin e Kukësit.

Ndaj Morinës kishte urdhër arresti, pasi kishte edhe 5 muaj e 12 ditë burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Durrësit ka pranuar që të gjykojë të lirë Morinën, duke e liruar nga burgu. Ky vendim u dha me pretendimin se nuk ishte në dijeni të akuzës.

“Vendim revokimi për vendimin penal në mungesë. Procedurat e mëtejshme duhet t’i bëjë Gjykata e Apelit në Durrës, e cila është gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen e gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. U pranua kërkesa e tij për lirim. Do të jetë i lirshëm sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës”, tha avokati Gramoz Lika.

Të ngjashme