Lirohet nga spitali foshnja e prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Është liruar nga Klinika e Neonatologjisë foshnja e cila ishte e para e infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës Xhevdet Gojnovci. Ai ka thënë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po mund t’ju konfirmojë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar në shtëpi me peshë 5040 gram” ka deklaruar Gojnovci, raporton gazetashneta.

I porsalinduri me moshë 1 muajshe ishte foshnja e parë e konfirmuar pozitive me Covid-19. Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit e saj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme