Lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se shoferët duhet ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, pasi që ka vështirësi kalimi.

“Gjithashtu lusim shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruse të kompanisë për pastrimin e rrugëve”, tha Kanuni.

Ndërkohë, ai tha se policia rajonale e Ferizajt është duke monitoruar situatën dhe është prezent në rrugët e pakalueshme.

Për ç’do rast qytetarët mund të kontaktojnë policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme