Ekonomia Online
FUNDIT

Lirohet Xhemajlaj, nuk e raportoi fotografimin e votës

Lirohet Xhemajlaj, nuk e raportoi fotografimin e votës

(E plotësuar) Kryesuesi i Qendrës se Votimit në Abri të Drenasit, Fadil Xhemajlaj, është liruar pas intervistimit nga prokuroria në lidhje me incidentin në këtë qendër. Xhemajlaj, i cili i takon subjekti politik “Nisma për Kosovën”, është intervistuar pasi nga vendvotimi i tij janë shpërndarë fotografime të votave. Xhemajlaj, si kryesues i Qendrës së Votimit, është […]

(E plotësuar) Kryesuesi i Qendrës se Votimit në Abri të Drenasit, Fadil Xhemajlaj, është liruar pas intervistimit nga prokuroria në lidhje me incidentin në këtë qendër.

Xhemajlaj, i cili i takon subjekti politik “Nisma për Kosovën”, është intervistuar pasi nga vendvotimi i tij janë shpërndarë fotografime të votave.

Xhemajlaj, si kryesues i Qendrës së Votimit, është dashur ta raportonte rastin, por nuk e ka bërë. Nuk ka pasur asgjë më shumë, ka sqaruar për Ekonomia Online, Betim Musliu, nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ).

Arrestohet kryesuesi i qendrës së votimit në Abri

Kryesuesi i Qendrës se Votimit në Abri, Fadil Xhemajlaj, është arrestuar dhe është duke u intervistuar në prokurori.

Xhemajlaj vjen nga subjekti politik Nisma për Kosovën. Nga vendvotimi i tij janë shpërndarë fotografime të votave.

Mësohet se ajo qendër është mbyllur dhe jashtë kanë mbetur qytetarët duke pritur me radhë të gjatë.

Të ngjashme