Për nder të Shekspirit (pas vdekjes), këtyre personazheve u janë ngritur përmendore, që quhen ‘përmendoret e budallenjëve’.
Përmendorja, statuja, shtatorja, busti janë memoriale…
i bëhet njeriut pasi të ketë shkuar ‘matanë’, e jo të gjallit…
I bëhet dikund-dikund edhe të
gjallit…çka s’ka, organizohen edhe ‘funerale të gjalla’, por vetëm atyre që e kanë një këmbë n’dhè e një mbi dhè.
Ama s’është mirë, s’është etike, s’është estetike, sepse “vdekja jonë nuk na takon neve’.
Përveç si gjest i neveritshëm, përveç si idolatri, që e ka ndaluar edhe mesjeta, përmendorja e Albin Kurtit është e prapambetur,
këso përmendore nuk bëhen më që nga filllimi i shekullit 20-të.
Përmendoret moderne janë abstrakte, simbolike…
por sido që të jenë, përmendorja e bukur vështirë që mund të jetë, për mua e pamundur të duket bukur një përmendore, sepse s’mund të duket bukur.
Për ta bërë përmendoren edhe më dramatike, mërgimtari ia ka vënë emrin ‘shpresa e fundit’.
Nuk ka lënë asnjë mundësi për të
shpresuar më.
Albin Kurti ka qenë shpresë, mund të jetë shpresë, por jo shpresa e fundit, sepse është jo humane, jo shkencore, jo logjike, jo poetike….
është fundi i jetës mbi tokë ta quash dikë ‘shpresa e fundit’!
Të isha në vend të Albin Kurtit gjumi nuk më kish marrë nga ajo dashuri e neveritshme, e shëmtuar, e shtruar në mermer të ftohtë.
Çudi si nuk u kujtua ta bëjë përmendoren duke ikur Albini nga lufta, po me libër nën sqetull.
Duket sikur vullnetarisht Albin Kurti ka pozuar para skulptorit, i cili, nuk e di pse ia kish fryrë buzët.
Albin Kurti është në kulnin e karrierës politike, duke e shkruar librin e tij. Profesioni i tij nuk është ‘idol’!
Të isha ai, do të dilja publikisht e t’ia shpjegoja njeriur se ‘unë nuk jam shpresa e fundit’.
Nuk është mirë kur dikush mendon për ty, se pas teje s’ka më shpresë, s’ka më jetë…është e frikshme, është fataliste!
Si mund të ndjehet njeriu kur e sheh me sytë e tij se i kanë bërë ‘memorial’!
Një ditë një doktoreshë m’u afrua në një qendër tregtare dhe më tha se ‘më adhuron’.
U ngushtova, dhe kjo nuk është hera e parë që lexuesit më shprehin adhurim.
Nuk kisha mundësi t’ia thoja, sepse ajo e kishte përnjëmend.
(Media ka faj që promovon si njerëz dikushi veç gazetarë e politikanë. Është e kundërta,, bash këta s’janë).
(Ju kujtohet ajo koha e ftesës: ‘A po vjen me bujtë’, shumë mërzi e kam pasur, se tingëllonte si ftesë në një natë pa fund’).
Kur e lexova njoftimin për bujtinën e Albin Kurtit e Glauk Konjufcës, kam qeshur me zë, se ma kujtoi atë vargun e këngëtarit nikoqir:
3. Dikush ka fat.
Frojdi, për shembull, çdo problem të huaj e ka komplikuar me nëndije dhe zgjidhjen e ka ‘gjetur’ veç në seks, ama për vete, kur e ka takuar dashurinë e tij, ajo zonja ka qenë duke qëruar molla.