Lista e zezë e SHBA-së, Miftaraj: Kur shtetet e Ballkanit dështojnë të ndajnë drejtësi, DASH-i merr masa

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar veprimin e Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili dje ka futur në listë të zezë edhe tre persona nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun.

Ai ka bërë me dije se kur shtet e Ballkanit Perëndimor dështojnë të e ndajnë drejtësi, është Departamenti i Shtetit ai që merr masa dhe promovon sundimin e ligjit në këto vende.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar për mesat që sjell një vendim i tillë.

“Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi këtë të hënë se ka shpallur “non grata” ish-kryeprokuroren e Posaçme të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetarin aktual të komunës së Karposhit në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski dhe ish-kryetarin e komunës së Kaçanikut në Kosovë, Xhabir Zharku. Kur shtetet e Ballkanit Perendimor deshtojne te ndajne drejtesi dhe te mbajne pergjegjes personat qe minojne sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike, kemi State Departmentin qe marr masa dhe ruan dhe promovon sundimin e ligjit dhe proceset demokratike ne keto vende”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka vlerësuar se lajm i mirë është se në këto lista është përfshirë edhe një njeri i sistemit të drejtësisë.

“Lajm i mire kur ne keto lista perfshihen Kryeprokuror te shteteve te Ballkanit Perendimor, nje mesazh ky se perveq politikaneve edhe kreret e sistemit te drejtesise me mos veprim apo veprime korruptive, promovim te kultures se pandeshkueshmerise i cenojne vlerat e sundimit te ligjit dhe demokracisë”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngjashme