Ministri i Pylltarisë dhe Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, faton Peci, në cilësinë e përfaqësuesit të “Listës Guxo”, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova, në përvjetorin e 16 të vdekes së tij, raporton Ekonomia Online.
Peci ishte i shoqëruar nga deputeti Haxhi Avdyli dhe bashkëpunëtorë tjerë.
Para mediave, ministri Peci tha se kontributi që presidenti Rugova ka dhënë në momentet vendimtare, e bëjnë presidentin Rugova jo vetëm arkitekt të pavarësisë së Kosovës po njërin ndër figurat më të mëdha më të rëndësishme historisë së kombit shqiptar.
“Guximi i presidentit Rugova që në vitin 1989 të jetë në ballë në Lëvizjen gjithë popullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vizioni i qartë, orientimi i tij pa ekuivokë me qasje pro perëndimore dhe synimet që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran miqësi të përhershme me SHBA-në. Kontributi i tij në pluralizmin politik dhe eliminimin e ndikimin të bllokut sovjetik të shekullit të kaluar qasja dhe kontributi i tij në krijimin e aleancave me shtetet vendimmarrëse në radhë të parë me SHBA dhe me vendet e BE-së. Kontributi që presidenti Rugova ka dhënë në momentet vendimtare me krijimin e unitetit mbar shqiptarë e bëjnë presidentin Ibrahim Rugova jo vetëm arkitekt të pavarësisë së Kosovës po njërin ndër figurat më të mëdha më të rëndësishme historisë së kombit shqiptar”, u shpreh ai.